Nga dialogu Kosovë-Serbi te liberalizimi i vizave, Begaj konferencë e Osmanin, Presidenti: Shqiptarët faktor paqeje në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një konferencë të përbashkët për mediet, Begaj theksoi se duhet një koordinim më i mirë me partnerët strategjikë si SHBA dhe BE lidhur me situatën në veri, pasi askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

Shqipëria është e angazhuar të kontribuojë me çdo mjet në funksion të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu gjatë takimit, vëmendje i është kushtuar edhe procesit të integrimit evropian, bëri me dije Begaj.

Për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës, Begaj tha se ky është një veprim i vonuar dhe se Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për rrugëtimin euro-atlantik.

Begaj: Askush s’ka pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë. Shqiptarët kanë vërtetuar me vepra se janë faktor paqeje në rajon.

Në fund, Presidenti falënderoi Osmanin për vizitën. /Albeu.com/


Shtuar 4.09.2023 11:55