Basha e largoi si kryetar i Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë

Tensionet në kampin opozitar vijojnë. Me nisjen e sesionit të ri Parlamentar, Gazment Bardhi është përplasur me Lindita Nikollën, pasi kjo e fundit lexoi në Kuvend njoftimin se Lulzim Basha është zgjedhur edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Bardhi e paralajmëroi që mos përzihen me punët e brendshme të opozitës.

Sakaq, në një prononcim për mediet pas përfundimit të seancës, Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën në krye të grupit.

Bardhi: Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.

Kujtojmë se në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë një nga nënkryetarëve të PD-së./Albeu.com/ 


Shtuar 4.09.2023 10:57