Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.
Ai do të merret në pyetje për shkaqet, të cilat e çuan atë deri në përdorimin e dhunës.
Edhe në qytetin e Elbasanit, policia ka arrestuar një 52-vjeçar. Ai akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke e vënë atë në pranga.
Autori tashmë do merret në pyetje dhe do japë sqarime të hollësishme për arsyet, të cilat e çuan drejt aktit të dhunshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
/Albeu.com/