Vritet me armë zjarri një person në qytetin shqiptar

Një person është vrarë në Malishevë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Bubavec, ku një burrë që dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Policia e Kosovës thotë në një njoftim zyrtar se një person i dyshuar është shpallur në kërkim ndërsa nuk dihen shkaqet.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.

Sipas policisë, është më shumë se një i dyshuar që po kërkohet nga autoritetet.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë policia.


Shtuar 31.08.2023 16:02