Arsenali nuk ja ka dalë të mposht Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit.
90 minuta futboll u mbyllen pa gola në terrenin e Burnley, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.
Burnley kishte rastin më të mirë për shënim, por ishin centimetrat që i mohuan golin, pasi topi kaloi vetëm gjysmën e vijës së golit.
Me këtë barazim, Arsenal numëron 31 pikë, aq sa ka edhe Burnley.
‘Gunners’ mbajnë pozitën e 10-të në tabelë, kurse skuadra e Burnley pozicionohet një pozitë më keq sesa Arsenal.