Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu por gjatë pasdites vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të në zonat malore por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim gragual të vranësirave në të gjithë territorin por nuk priten reshje.
Maqedonia e Veriut
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Linodre të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të MV.
Europa
Ishujt britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të jetë Ballkani verior ku priten rrebeshe shiu dhe breshëri. Ndërsa pjesa më e madhe e kontientit europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.