Kiara Tito po vazhdon të jetë në vëmendje dhe në fokus të mediave e shtypit rozë.
Së fundmi ka qarkulluar një fotografi në rrjete sociale e prezantueses së njohur kur kishte konkurruar për ‘Miss’.
Kjo fotografi duket se është realizuar shumë vite më parë, ndonëse moderatorja nisi karrierën në fushën e modelingut.
Tito sivjet u përfol jashtëzakonisht shumë për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother.
Brenda shtëpisë së famshme nisi dhe një romancë dashurie me fituesin e këtij formati, artistin Luiz Ejlli.
Të njëjtit momentalisht po shijojnë famën, e nga ana tjetër janë të angazhuar edhe me projektet e tyre.