VIDEO/ I presin rrugën dhe e rrethojnë, momenti kur policia arreston durrsakun që kërkohej nga Italia

Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Siç shihet në video, makina e policisë i pret rrugën dhe më pas e rrethojnë.

39-vjeçari ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Dumo do të ekstradohet drejt vendit fqinj.

“Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën./Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 09:46