Vatra e zjarrit që ka rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç është izoluar, por ka ende një vatër aktive e cila po mbahet në monitorim nga Forcat e Armatosura.
Vatra aktive është në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit, prandaj pritet ndërhyrja nga ajri.
Në pjesën tjetër të teritorit të Qarkut, situate paraqitet e qetë. Fatmirësisht nuk ka humbje jetë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve të zjarrëvënies, një 41-vjeçar.
Informacion i detajuar
Zjarri është kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht dhe shkurre shqope, mare, dellinjë etj.
Data: 22.08.2023
Ora fillimit: 15:30
Ora mbarimit: vazhdon
Data:
Qarku: Lezhë.
Bashkia: Kurbin
Njësia Administrative Laç
Qyteti Laç
Zona: Në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë etj.
Sip. përshkruar: rreth 93.7 ha m²
Sip. e djegur: e pa caktuar per momentin
Lloji i sipërfaqes: Sipërfaqe me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë
Humbje jete: ska
Lëndime: ska
Forca Armatosura: 140
Mjete Zjarrëfikse të FA: 2+ përsoneli përkatës
Helikopteri CUGAR i FA ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, kryesisht puna e të cilit bëri të mundur që zjarri të mos arrinte në objektin e kultit “Kishën e Shën Antonit”, Laç
Forca Policore: 60 forca (Komisariati Kurbin, Drejtoria e Qarkut Lezhë, FNSH)
Forca Zjarrëfikse: 36
Mjete zjarrëfikese: 9 (2 Kurbini, 2 Tirana, 1 Kamza, 1 Kruja, 1 Lezha, 1 Mirdita, 1 Mati)
Urgj. Mjekësore: ska,
Forca Vullnetare: 27 nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, si dy autoambulanca
Forca Bashkiake në total 22h0 veta
Dëme në njerëz nuk ka.
Vlera e dëmit ekonomik: E pa përcaktuar.
Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë
Shkaku i zjarrit: Mendohet i qëllimshëm.
Të ndaluar: 1 person.
Aktualisht, zjarri është izoluar, ka vetëm një vatër aktive të dukshme, dhe po mbahet nën monitorim nga FA, forcat e MZSH, Policia e Shtetit, forcat Bashkiake.
Operacioni po drejtohet nga Drejtori i Shërbimit të MZSH Kurbin
Për nesër në varësi të situatës mund të kërkohet përsëri ndërhyrje nga ajri, Gjithashtu është e domosdoshme që efektivët e FAsiç kanë qenë sot të jenë dhe nesër, pasi sipërfaqja e zjarrit është shumë e madhe.
Operacioni po ndiqet nga afër nga Prefekti i Qarkut, zoti Gjergj Prendi, N/Prefekti Kurbin dhe sektori MC në Institucionit të Prefektit të Qarkut.
Në vendngjare sot ka qenë Shefi SHtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Arben Kingji, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, zoti Haki Çako, etj.