Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish Peshkut”.
Një automjet tip “Mercedez-Benz” është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 33-vjeçari Gerti Naçi.
I riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.