Trageti shqiptar pëson avari pas dështimit të pompës, ankth për 530 pasagjerët në bord

Pasagjerët e “Princit” tragetit A-Ships, i cili udhëton nga Brindisi drejt Vlorës janë përballur me një situatë jo të këndshme.

Menjëherë pas nisjes, nga porti Messapian, trageti u detyrua të kthehej pas për shkak të një dështimi të pompës, në pamundësi për të vijuar më tej drejt vendit të Shqiponjave.

Të lidhura

None found

Në bord ndodheshin 530 pasagjerë, të cilët u transferuan në European Star, një anije European Ferries që shërbente në të njëjtën rrugë.

Princi ndërkohë, sipas asaj që u sqaruar nga  Autoriteti i Sistemit Portual (i cili së bashku me Kapitenerinë e Portit po kujdesen për incidentit) u kthye në Costa Morena ku do t’i nënshtrohet riparimeve.

Trageti, ndër të tjera ishte ajo me të cilën udhëtoi kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila pasi kaloi disa ditë pushime në zonën e Ceglie Messapica mbërriti deri në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama./Albeu.com/


Shtuar 21.08.2023 12:14