Gjermania “lëshon dorën”, gati t’i japë Ukrainës 5 miliardë euro në vit

Gjermania pret t’i japë Ukrainës ndihmë financiare me vlerë rreth pesë miliardë euro në vit, njoftoi të dielën ministri i financave Christian Lindner.

Gjermania ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës financiare për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në maj, Berlini njoftoi 2.7 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën si pjesë e një pakete që përfshin tanke dhe drone.

Fillimisht, Gjermania hezitoi të furnizonte Ukrainën me armë të rënda nga frika se një gjë e tillë do të përshkallëzonte konfliktin.


Shtuar 20.08.2023 15:52