Në arrest shtëpie për dhunë në familje, 35-vjeçari nuk zë mend, kapet jashtë banesës

Edmond Abazi, 35 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Edmond Abazi, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 20.08.2023 13:56