I kërkuar në të gjithë Evropën prej më shumë se dhjetë vitesh, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili prej 10 vitesh ishte shpallur në kërkim në gjithë Evropën.

Ai akuzohet për “pjesëmarrje në organizatë për trafikun e lëndëve narkotike”.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte arritur të lëvizte i lirë në Evropë falë dokumenteve të rreme.

39-vjeçari u pikas gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që lëviznin në në zonën e Rifredit.

Në një moment të kontrollit shqiptari filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshme në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth 5 gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë.

Pas identifikimit doli që gjurmët e gishtave të shqiptarit konfirmuan se ishte pikërisht personi i kërkuar prej mbi 10 vitesh./Albeu.com


Shtuar 20.08.2023 10:18