Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm “bombë” që është në interes të të gjithëve.
Sipas tij, në Shqipëri, ka mbërritur lista me emrat e personave që Britania e Madhe ka shpallur “non grata”, por thekson se kjo listë po mbahet e fshehtë.
“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkruan ai.
Kujtojmë se është bërë më shumë se një vit që kur Britania e Madhe shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa vazhimisht është paralajmëruar se do të ketë dhe emra të tjerë./albeu.com