Autoritetet suedeze kanë penguar sulmet e planifikuara terroriste kundër kryeministrit Ulf Kristerson.
“Ne kemi mësuar se sulmet e planifikuara terroriste janë parandaluar,” tha Christerson në një konferencë për shtyp, pa dhënë detaje.
Më herët të enjten, agjencia e sigurisë SAPO kishte njoftuar se niveli i kërcënimit kundër vendit, ishte rritur nga niveli tre në nivelin e katërt në një shkallë prej pesë pikësh, ndërsa tensioni ndërkombëtar u rrit për djegien e kopjeve të Kuranit në protestat në vendin skandinav.
“Kërcënimi kundër Suedisë ka ndryshuar gradualisht dhe kërcënimi i sulmeve është rritur gjatë vitit”, tha agjencia e sigurisë në një deklaratë.
Sipas SAPO, ndërsa Suedia konsiderohej më parë një objektiv legjitim për sulme terroriste, tani ajo konsiderohet një objektiv prioritar.