Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar këtë verë.
Që nga “Daily Mail” te “CNN”, nuk ndalet në mediat e huaja jehona e Shqipërisë turistike dhe suksesit të jashtëzakonshëm.
Së fundmi ka qenë media britanike “Financial Times” e cila ka publikuar një plazh të Shqipërisë që e quan “Një Itali e vogël”, duke shkruar: Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik.
Mirëpo, Krist Aliaj nuk bie aspak dakort me artikullin duke kundërshtuar me një koment.
“Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – «elita» e pasura e re – narkokultura….që tërheq turistët – jo vetë «kostoja e ulët»”.
/albeu.com/