Sipas zodiakut, 3 partneret më të mira për t’u pasur në krah

Ju femrat e tjera nuk duhet të mërziteni sepse askush nuk po thotë që jeni partnere të këqija, megjithatë 3 janë idealet që çdokush do të donte t’i kishte në krah. Sipas shenjave astrologjike ja cilat janë dhe pse pikërisht ato.

Dashët: Ndershmëria mbi të gjitha

Femrat e shenjës së dashit janë partnere të jashtëzakonshme pasi ato gjithmonë ndjekin rregullin “Jo gënjeshtra!”. Ato janë gjithmonë të sinqerta dhe i thonë gjërat ashtu siç janë. Edhe pse ndonjëherë mund të jenë të çrregullta, sapo gjejnë atë qe ju përshtatet ndryshojnë tërësisht dhe investojnë gjithçka për të mirën e lidhjes.

Femrat e shenjës se dashit kujdesen mjaft edhe për veshjen e partnerit të tyre, dinë si të sillen në ambientet kur janë pranë miqve të përbashkët dhe i lënë gjithmonë hapësirë atij që kanë në krah.

Për gënjeshtrën kanë tolerancë “0”, megjithatë gjithmonë para se të marrin vendime reflektojnë gjatë në mënyrë që të mos gabojnë. Këto partnere nuk bëjnë asgjë sa për t’u dukur, janë aventuriere, duan të provojnë gjëra të reja dhe e mbështesin kurdoherë atë që kanë në krah.

Binjaket: Pasionantet

Femrat e shenjës së binjakëve janë më pasionantet nga të gjitha. Ato eksitohen thuajse nga çdo gjë dhe japin ide nga më të ndryshmet për të kaluar çaste të këndshme. Janë shumë të besuara dhe nuk lejojnë që mërzia dhe rutina të behet pjese e jetës së tyre në çift. Me një partnere të shenjës së binjakeve kushdo do bëjë një jetë që nuk e kishte imagjinuar më parë dhe çdo ditë do të jetë e jashtëzakonshme.

Virgjëreshat: Partneret ideale

Virgjëreshat janë partnere shumë të dashura dhe gjithmonë duan të bëjnë më të mirën e tyre. Ato janë analitike dhe gjithmonë marrin vendime të logjikshme. Vajzat e kësaj shenje janë të pjekura, të ndjeshme dhe metodike. Virgjëreshat konsiderohen edhe si partneret për gjithë jetën pasi janë shumë të kujdesshme edhe me paranë dhe gjithmonë dëgjuese të mira. Të gjithë duan t’i kenë në krah sepse zgjidhin gjithmonë problemet dhe merren me shumë gjëra njëherësh për të bërë më të mirën për lidhjen e krijuar. Nga ana tjetër ato nuk lejojnë asgjë të ndërhyjë e të prishë harmoninë.


Shtuar 16.08.2023 17:05