“Zotat ishin grekë”, natë emocionuese në Marsejë, Panathinaikos siguron kualifikim historik

Një natë emocionuese ka qenë dhe në Frncë, në ndeshjen mes Panathinaikos dhe Marsejës.

Grekët siguruan kualifikimin në play-of të Champions League pas 120 minutave lojë.

Skuadra e Ivan Jovanoviç dëshmoi se shprehja “fillimi është gjysma e betejës” nuk është e vërtetë pasi ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për “të gjelbërtit”, por në fund ata po festonin dhe vendasit dolën të humbur.

Mediat më të mëdha sportive të Francës i kanë thurur elozhe skuadrës fituese me L’Equipe që shkruan në faqen e parë të gazetës së sotme se “Zotat ishin grekë”.

“Në fundin e një ndeshjeje të pafundme, të dëmtuar nga shumë vendime të diskutueshme të arbitrave, Marseja humbi me penallti dhe pa dyert e Champions League të mbyllen. Ajo do të luajë në Europa League”, thotë gazeta e njohur franceze.

Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 2-2, teksa grekët fituan me penallti 3-5. Ky është kualifikimi i parë për Panathinaikos në këtë fazë të Champions pas më shumë se një dekade.


Shtuar 16.08.2023 11:51