Me sezonin e përfunduar dhe të ardhmen e tij pezull, Cristiano Ronaldo ka filluar disa ditë pushimesh, para se të fokusohet plotësisht në Kampionatin Europian me Portugalinë.
Cristiano dhe Georgina po jetojnë në shtëpinë e tyre të re luksoze prej 7.3 milionësh në Lisbonë. Sulmuesi ka zgjedhur të kthehet në vendin e tij të lindjes për të shijuar disa ditë pushimi, dhe me këtë rast ata do të shkelin për herë të parë në shtëpinë e tyre të re; më e shtrenjta në të gjithë Portugalinë.
Shtëpia është e vendosur në zemër të kryeqytetit, në “Rua Castilho”, para Parkut Eduardo VII të Lisbonës.
Në orët e fundit, “Corio da Manha” është befasuar nga futbollisti, që del nga shtëpia e re për të vizituar disa restorante në zonë. Në këtë ndërtesë luksoze, Cristiano Ronaldo nuk jeton vetëm, pasi përbëhet nga 14 apartamente, disa janë duplex.