“Gjithë bota e di se je drita e syve të mi”, Keisi ka ditëlindjen, Sabiani e uron me fjalët më të bukura

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Keisi Medini feston sot 23-vjetorin e lindjes.

Mes urimeve të shumta, nuk kishte si të mungonte dhe ai i babait të saj, Sabianit.

Ai ka postuar një foto me Keisin dhe sipër saj shkruan: “Sot do të marrësh miliona urime, por babo të uron dhe të kujdes çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time. Se jo vetëm ti, por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babo jot Keisi Medini”.

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së BBV, Keisi tregoi se kishte një lidhje shumë të ngushtë me babanë e saj.

/Albeu.com.


Shtuar 15.08.2023 11:19