Përpjekja e tre të rinjve për të bërë një selfie në shinat e trenit në Çikago të SHBA-së është kthyer në një moment dramatik.
Dy prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë pasi u goditën nga rryma.
Në video, tre të rinjtë shihen të ulur në shinat e trenit, ndërkohë që kjo është e ndaluar, pa e ditur se një rrymë 600 volt kalon nëpër shina.
Në një moment njëri prej tyre, një djalë i ri, “tronditet” nga rryma, dhe të njëjtën goditje e pëson pas disa sekondash edhe vajza pranë tij.
Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë janë rreth 20 vjeç.
Siç shihet edhe në video, anëtari i tretë i grupit ka tentuar t’i largojë nga shinat djalin dhe vajzën, dhe më në fund ia ka dalë me ndihmën e dëshmitarëve të tjerë okularë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit.
Djali, i cili u godit i pari nga rryma ishte pa ndenja kur mbërritën ekipet mjekësore të cilët e rikthyen në jetë dhe e transportuan në spital në gjendje të rënd.
Edhe vajza mbeti e plagosur rëndë por ishte e vetëdijshme kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës./Albeu.com.