Para pak javësh në një intervistë, Lorenc Hasrama foli për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.
“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time”, u shpreh artisti në atë kohë.
Edhe pse konfirmoi kështu lidhjen e tij të re, Lorenci nuk ndau detaje të tjera rreth asaj që ia ka vjedhur zemrën.
Ndonëse emrin nuk e ka zbuluar akoma, së fundmi këngëtari ka ndarë për herë të parë disa foto me partneren duke i zbuluar edhe portretin, por prapë jo emrin.
Bëhet fjalë për një bionde shumë bukuroshe. Nga fotoja e publikuar, dyshja shfaqen të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.