Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën! Vizitë private të hënën, e ftuar nga Rama

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën.

Sipas një informacioni paraprak, thuhet se ajo mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”

Pyetjes a Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit, Rama iu përgjij: “Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”./Albeu.com


Shtuar 13.08.2023 14:48