Nuk kanë fund telashet për Noizyn, pas lokalit i djegin Ferrarin

Telashet për reperin Noizy me sa duket nuk kanë fund.

Disa ditë më parë, reperit i kanë djegur në Durrës makinën e tij tip “Ferrari” me vlerë 300 mijë euro, sipas BW.

Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.

Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Noizyt i dogjën dy herë lokalin në Durrës./Albeu.com/


Shtuar 13.08.2023 10:47