Refuzoi të dorëzohej, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

Forcat RENEA kanë ekzekutuar 62-vjeçarin Ramiz Muçollari, i cili ka refuzuar pas përpjekjeve të më shumë se dy orëve të policisë për t’u dorëzuar.

Ai fshihej në banesën e tij dhe dyshohej se vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Një natë më parë goditi me thikë gruan dhe me sende të forta djalin 27-vjeçar. Fillimish, kanë qenë policët e komisaritit të Maliqit që kanë shkuar në banesën e 62-vjeçarit mëngjesin e sotëm për ta arrestuar, por ai ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri.

Më pas kanë shkuar forcat e RENEA-s, të cilët nuk kanë arritur të negocioj dhe e ka qëlluar me snajper duke e lënë të vdekur.

Fqinjët e 62-vjeçarit kanë rrëfyer më herët detaje nga ngjarja e mbrëmshme.

Ata shprehen se kryefamiljari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara. Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”, tha një nga fqinjët.

Më pas shtoi: “Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, a pinte drogë nuk e di. Ka pasur probleme, u bë mirë kohët e fundit, ishte njeri i qetë. Ngjarja ka nisur mbrëmë rreth orës 9-10, kishte goditur të shoqen dhe të birin, më pas ka nisur të qëllojë me armë”.


Shtuar 12.08.2023 08:56