Policia ka arrestuar 9 persona në Tiranë, për epra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është dhe një i mitur, 17 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur florinj në një banesë në Kamëz. Gjithashtu në pranga ka rënë një 33-vjeçar nga Vora, i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen B. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burgim për veprën penale “Prostitucioni”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri), në një banesë në Kamëz.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin L. S., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. D., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– G. R., 47 vjeç, dhe Ç. E., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;
– S. B., 63 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. S., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar punonjësja e Policisë, inspektore A. Sh., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– K. Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha” duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetaset L. B., dhe V. Q., të cilat si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– B. F., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Enriko Telini”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin K. P., 39 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.