Sekuestrohen 600 milionë euro kokainë në Holandë, ishte fshehur mes bananeve

Më shumë se tetë tonë kokainë, e fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori, u kapën në portin e Roterdamit, njoftuan sot prokurorët holandezë, në atë që është sekuestrimi më i madh i drogës në vend deri më sot.

Kokainë, vlera e së cilës llogaritet në 600 milionë euro, u sekuestruan më 13 korrik, por operacioni nuk u bë i ditur më herët për ecurinë e hetimeve.


“Më 13 korrik, autoritetet doganore bënë sekuestrimin më të madh të drogës të bërë ndonjëherë në portin e Roterdamit”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

“Në dymbëdhjetë paleta banane u gjetën gjithsej 8,064 pako kokainë, me peshë nga një kilogram secila”, thanë prokurorët, duke shtuar se droga u asgjësua.

Kontejneri kishte mbërritur në Roterdam nëpërmjet Panamasë.

“Edhe një herë ia dolëm t’u japim një goditje të rëndë trafikantëve të drogës në port,” tha drejtori i doganave të Roterdamit, Peter van Buijtenen, duke e përshkruar sekuestrimin si “të madh”.

Doganat holandeze sekuestruan më shumë se 29,702 kilogramë drogë në gjysmën e parë të 2023./Albeu.com.


Shtuar 10.08.2023 19:25