Policia e Gjirokastrës procedon penalisht një 82-vjeçar se po ndërtonte pa leje

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 82-vjeçar pasi u kap  në flagrancë duke kryer punime pa leje në fshatin Mashkullorë.

Materialat në ngarkim të të moshuarit u referuan në prokurori, ku u vendos të procedohej në gjendje të lirë në lidhje me ndërtimin pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia.


Shtuar 9.08.2023 16:11