`Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.
Mësohet se automjet tip “Ford” ka aksidentuar një 60-vjeçar që po kalonte tek vizat e bardha. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, ndërsa pritet të shoqërohet në komisariat.