Lionel Mesi vazhdon të japë spektakël me Inter Majemin, duke e ndihmuar këtë skuadër të fitojë ndeshje pas ndeshje në Kupën e Ligës duke shtyrë ekipin drejt fazës finale të turneut. Edhe në ndeshjen ndaj Dallas, ai shënoi dy gola, një prej të cilëve me goditje dënimi mbresëlënëse që mahniti të gjithë.
Por ndërsa argjentinasi argëtohet në fushë, kundërshtarët e tij nuk i shohin me të njëjtin admirim emocionet që dhuron “Pleshti”. Thuajse në të gjitha stadiumet ka kore kundër tij nga tifozët rivalë të cilëve nuk u pëlqen të shohin skuadrat e tyre të humbin kundër ekipit të argjentinasit.
https://youtube.com/shorts/2qEnU12E-z0?feature=share
Në ndeshjen e fundit, situata ka përshkallëzuar deri në sherr banal mes palëve. Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet një tifoz me fanellën e Mesit teksa zihet me grushte me dy tifozë të tjerë, ndërsa në përleshje përfshihet edhe një grua. Një sekuencë e shkurtër por edhe e dhunshme, me pamje që rrallëherë janë parë në stadiumet e futbollit amerikan.