Gazeta arabe “Al-Riyadiah” zbuloi se Al Ittihad po përpiqet të marrë Mohamed Salah nga Liverpooli dhe madje i ka bërë një ofertë të shkëlqyer vetë futbollistit.
Skuadra arabe i ofroi 180 milionë euro për një kontratë dyvjeçare sulmuesit egjiptian, ndërsa “Reds” ofruan shumën prej 70 milionë eurosh për ta dhënë. Madje, aty përmenden deklaratat e një personi të afërt me futbollistin, i cili konfirmon se të dyja palët janë në kontakt.
“Është e vërtetë. Ka negociata mes Salah dhe Al Ittihad. Kjo është gjithçka që mund të them për momentin, nuk kam asnjë detaj tjetër”, thanë burime.
“Oferta duhet të jetë mbresëlënëse që egjiptiani të vijë dhe të luajë në Arabinë Saudite. Salah ka ende shumë për t’i ofruar Anglisë”, thuhej më tej.