Futbolli në zi, humb jetën futbollisti i njohur

Të gjithë sportdashësit në Shkodër janë tronditur ditën e sotme pasi ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare futbollisti i  Vllaznisë Futsall, Ermir Lera.

Shkak i vdekjes së futbollistit është bërë një aksident automobilistik ku ai prej 10 ditësh ndodhej në reanimacion.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm mësohet se ai e humbi betejën për jetën. Lera ishte edhe mësues i edukimit fizik në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, ku prej kohësh mësonte të rinjtë për pasionin për sportin.


Shtuar 7.08.2023 12:12