Shoqata “Krahu i shqiponjës”, ka thirrur sot një protestë në orën 16.00 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish anëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.
Protesta bëhet me qëllim lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.
Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm