Një tërmet me magnitudë 5.4 goditi Kinën lindore herët të dielën.
Autoritetet thonë se të paktën 10 persona u plagosën dhe dhjetëra ndërtesa u shembën.
Banorët vendas kanë postuar video në rrjetet sociale ku tregohen llambat që dridhen, toka lëkundet dhe banorët që dalin nga shtëpitë e tyre.
ALERT ? Ten injured, buildings collapse as 5.4 earthquake hits east China
READ: https://t.co/s40THBBXPG
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 6, 2023
Tërmeti u regjistrua në orën 02:33 (me orën locale) 26 kilometra në jug të qytetit Detsu në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.
Sistemi Pager i Institutit të Pasojave të Tërmeteve të SHBA-së lëshoi një alarm të kuq, që do të thotë se kishte një shans për dëme dhe viktima.
Televizioni shtetëror i Kinës CCTV, duke cituar autoritetet provinciale, tha se të paktën “10 persona u plagosën” dhe 74 shtëpi ose ndërtesa “u shembën” nga tërmeti.
A 5.5-magnitude #earthquake with a depth of 10 kilometers, jolted #Pingyuan County in #China‘s Shandong Province at 02:33 a.m. on Sunday. pic.twitter.com/w0wdJaV35D
— CGTN (@CGTNOfficial) August 6, 2023
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi një mobilizim të nivelit 4, më i larti, dhe dërgoi një ekip për të kryer operacionet e kërkim-shpëtimit në Shandong.
Tërmeti është ndjerë në Pekin dhe Shangai, rreth 800 kilometra nga epiqendra.
Tërmetet nuk janë të rralla në Kinë, por zakonisht nuk prekin pjesën lindore të vendit, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë dhe ndodhen qytetet më të mëdha.
Një anëtar i agjencisë sizmologjike Shandong vlerësoi, duke folur për mediat lokale, se mundësia e një tërmeti më të fortë është “shumë e vogël”.