Kosova nuk po gjen qetësi në 24 orët e fundit nga sherret që kanë rezultuar në humbje jete dhe plagosje.
Veç sherrit me një vitkimë dhe 21 të plagosur në Prishtinë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur të premten.
Sipas policisë mësohet se ngajrja ka ndodhur në Dragash, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime në trup pas një sherri që ka ndodhur për motive të dobëta në fshatin Zgatar të Dragashit.
“Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim.