Ndahet nga jeta ish-Drejtori i Policisë së Shtetit Fadil Canaj

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.

Në 40 vjet karrierë në Policinë e shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur detyra te ndryshime si: Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.

Mësohet se të dielën më 6 Gusht 2023 do te behën homazhe pranë Drejtorisë se Përgjithshme nga ora 10-12.

 


Shtuar 5.08.2023 11:44