Ishte arratisur nga Shqipëria, arrestohet në Torino 45-vjeçari i dënuar me burg për vrasje

Policia italiane në Torino ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar të arratisur nga vendlindja.

Për 45-vjeçarin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkohet ekstradimi i tij në Shqipëri. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Së bashku me bashkëpunëtorët, ai është përgjegjës për vrasjen e një bashkatdhetari dhe plagosjen e një tjetri, të ndodhur në vitin 1997. Që atëherë ai ishte zhdukur.

Ekzekutimi i masës shtrënguese vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor me palën shqiptare.

Pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari ndodhej në Itali dhe operacionet e mëtejshme bënë të mundur kapjen e tij./Albeu.com/


Shtuar 2.08.2023 12:01