Personi në foto është Gjergj Mullalli, burri që vrau bashkëshorten e tij, Luiza Mullallin 46 vjeç këtë të shtunë në fshatin Zemblak në Maliq.
Pasi e vrau, autori e hodhi trupin e gruas në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së tyre dhe më pas u arratis.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se çifti ka qenë në proces divorci./albeu.com/