Burri vret gruan në Maliq, hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Zemblak, Maliq.

Burri ka vrarë bashkëshorten e tij 46-vjeçare Luiza Mullalli, dhe me pas ka hedhur trupin e saj në gropën e ujërave të zeza. Sipas policisë trupi i pajetë e gruas është gjetur në një gropë septike pranë banesë së saj

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori, Gjergj Mullalli.  është arratisur dhe ndodhet në arrati.

Ndërkaq policia ka ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohe mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.

/albeu.com/