Qëlluan me armë në Elbasan, policia arreston dy të rinjtë që ishin në kërkim

Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Elbasan, të cilërt më 15 korrik kanë qëlluar me armë zjarri.

Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” dhe H. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që këta shtetas të procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. Ç., 28 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qenë e pranishme në këtë konflikt dhe nuk ka kallëzuar në Polici. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet me të cilët kanë qarkulluar shtetasit e përfshirë në konflikt.


Shtuar 29.07.2023 13:06