Pioli me “dhimbje koke”, Ibra dhe Kjaer në dyshim për ndeshjen ndaj Veronës

Me ardhjen e Ibrahimovic, Milani ka pasur një ecuri pozitive duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Këtë të dielë kuqezinjtë do të përballen me Veronën e Rrahmanit dhe Kumbullës, por trajneri Pioli ka bërë të ditur se Ibrahimovic dhe Kjaer janë në dyshim.

“Gjatë dy-tri ditëve të fundit, Ibrahimovic dhe Kjaer kanë vuajtur nga një grip dhe dyshoj se janë të gatshëm. Ka probleme muskulore për Krunic gjithashtu, kështu që po, kemi disa probleme” ka thënë Pioli.

Përveç këtyre dy mungesave, trajneri Pioli nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Ismael Bennacer, i cili është i suspenduar. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 15:50