Zhvlerësimi i euro përballë lekut, eksperti shpejgon se kush janë dy përfituesit më të mëdhenj të kësaj situate

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se qeveria dhe importuesit janë përfituesit e mëdhenj të zhvlerësimit të euros dhe fuqizimit të lekut.

Ai tha në një intevistë për News 24 se zhvlerësimi i euros nuk ka ardhur përmes rritjes së ekonomisë shqiptare, por nga faktorë të tjerë, ndër të cilët dhe futjen në treg të euros përmes burimeve informale.

Si e shpjegoni zhvlerësimin e Euros?

Shpjegimi i parë vjen nga burimi informal. Euro është zhvlerësuar brenda një viti me mbi 15% dhe zhvlerësimi vazhdon. E dyta, në muajt e verës ndikon turizmi. Duhet të kemi parasysh që shumica e turistëve vijnë nga vendet e BE-së. Nga ana tjetër janë edhe manovrat jo të sakta financiare nga qeveria. Është lënë “le të bëhet çfarë të bëhet”. Burimet informale të ardhjes së euros nuk janë të parashikueshme dhe e vënë ekonominë në gjendje të vështirë. Qeveria dhe Banka kanë bërë rolin e indiferentit. Kam parë raste kur qeveria shqiptare emetoi eurobondin 600 milionë euro dhe nuk iu drejtua tregut vendas. Në të njëjtën kohë qeveria ka marrë lekë përmes taksave dhe sot jemi -50% për investimet. Kjo do të thotë se jemi minus me qindra milionë lekë. Ka një kombinacion gjërash që nuk e di nëse është paaftësi apo strategji e mirëmenduar, për të dobësuar në mënyrë artificiale euron.

Kush fiton dhe kush humbet nga kjo situatë?

Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut nuk do të kishte problem nëse do vinte ri rrjedhojë e fuqizimit të ekonomisë shqiptare. Këtu tabloja është e kundërt. Ne brenda një viti kemi zhvlerësim të euros me 15% dhe nuk ndalon. Ata që përfitojnë janë importuesit që duke zhvlerësuar euron, fitojnë. Fiton gjithashtu qeveria shqiptare që bën pagesat që ka për borxhin publik dhe këto janë të mëdha. Nëse ekonomia shqiptare do të funksiononte si një ekonomi normale, do të përfitonin edhe qytetarët. Ko sepse çmimet e importit do të ishin më të lira, por të gjithë jemi dëshmitarë që çmimet nuk kanë rënë. Pra ndërkohë që euro zhvlerësohet me 15%, çmimet e shportës jo vetëm që nuk kanë rënë, por janë rritur. Të goditur janë eksportet, agro-industria dhe bujqësia. Ky është një stimul shumë i madh për importet.

A ka shanse të stabilizohet situata?

Nuk është e keqja zhvlerësimi i euros kundrejt lekut. Nëse do vinte nga një fuqizim i ekonomisë, do të ishte i mirëpritur. Por nuk po vjen nga kjo. Kemi të bëjmë me faktorë informalë. Ndërkohë që ekzekutivi nuk ka marrë masa për të stabilizuar këto efekte. Situata mund të jetë edhe më e rëndë.


Shtuar 24.07.2023 15:19

Tags: , ,