Vlora “pushtohet” nga tymi në kulmin e sezonit turistik

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Të lidhura

None found

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Vlora është kryer ditën e sotme si një furrë gjigante djegie gëlqereje, e pushtuar nga tymi e flakët të cilat përveç pamjes, rrezikojnë edhe banesat.


Shtuar 23.07.2023 19:59

Tags: , ,