“Për kokën e fëmijës”, Lira Gjika kritika të ashpra prindërve që betohen kështu (VIDEO)

Lira Gjika e ftuar në “Provokacija” lëshoi disa kritika për prindërit që betohen për “Kokë të djalit”, apo për “Kokë të vajzës”.

“Prindërit e shikojnë fëmijën si objekt”, tha pediatrja që shtoi se i puthin në organe gjenitale dhe kjo quhet molesti seksuale e pastaj edhe betohen në kokën e fëmijëve. Kështu që herë tjetër kur dikush të ketë për t`i treguar dikujt vërtetësinë e një situate, të mos betohet hiç, ose të paktën të mos betohet për fëmijën.

Gjika e vuri theksin tek shoqëria në tërësi, problematikat e saj në lidhje me komunikimin me fëmijët dhe qytetarët e nesërm.


Shtuar 1.02.2020 14:53