Pezullohet nga detyra Shefi i Policisë Kufitare në Durrës (EMRI)

Pezullohet nga detyra shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Kastriot Karafili. Mësohet se pezullimi ka ardhur për mospërmbushje të detyrave.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar K. K. Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës. Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit”, njofton policia.

 


Shtuar 22.07.2023 17:19