Një helikopter, i cili po merrte pjesë në një operacion për shuarjen zjarrit në pyll u rrëzua të mërkurën në Alberta, në perëndim të Kanadasë.
Si pasojë e aksidentit ajror ka ndërruar jetë piloti, njofton policia kanadeze. Helikopteri u zhduk nga radarët pasditen e së mërkurës. Rrënojat e tij u gjetën disa orë më vonë pranë liqenit të Hagës në veri të Albertës.
“Helikopteri u rrëzua gjatë një operacioni zjarri”, tha Chris Krepski nga Bordi i Sigurisë së Transportit (TSB), duke vënë në dukje se rrënojat u gjetën në një vend të largët. Ai shtoi se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pilot dead after helicopter fighting wildfire crashes in northwestern Alberta – CBC News https://t.co/9u9zmN9qUu
— christine hughes (@nanna200255) July 20, 2023
Kjo është vdekja e tretë në operacionet e shuarjes së zjarrit gjatë muajit korrik. Që nga fillimi i vitit, më shumë se 110 milionë hektarë tokë janë djegur në Kanada. Kanadaja, e cila për shkak të pozicionit të saj gjeografik ndikohet shumë më shpejt nga ngrohja globale në krahasim me pjesën tjetër të botës, vitet e fundit ka përjetuar kushte ekstreme të motit, intensiteti i të cilave përkeqësohet nga ndryshimet klimatike./albeu.com/