Debatet e forta mes opozitës e maxhorancës kanë sjellë ndërprerjen e seancës plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar.
Opozita kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohet rendi i ditës. Nga ana tjetër Gazment Bardhi kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë.
Opozita ka kërkuar që i pranishëm në seancë sot të jetë kryeministri, Edi Rama, për të dhënë llogari për skandalet e fundit në radhët e Partisë Socialiste, siç është kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.
Në rendin e dites sot është planifikuar te diskutohet projektligji për studentët e mjekësisë, i cili nëse miratohet hap rrugën që ata të shërbejnë 5 vite me detyrim në Shqipëri, më pas të pajisen me diploma.
Gjithashtu në rend dite është projektligji për kanabisin mjekësor, i cili ka kaluar në komisione nen për nen dhe sot pritet të miratohet.
Në seancën e sotme do të ketë gjithahstu raportime vjetore nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit./albeu.com/