“Kokën lart dhe vetëm përpara”, Rama mesazh të qartë socialistëve: Kush e ngatërron rrugën e përbashkët, s’e ndan përgjegjësinë me mua

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me votimin që u bë sot në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i hapi rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj

Vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK.

Pasditen e sotme, Rama ka dhënë një meszh të qartë për të gjithë socialistët. Ai thekson se kush e ngatërron rrugën e përbashkët, merr përgjegjësi personale të cilën nuk e ndan dot as me Ramën as me PS.

Rama: Po e përsëris edhe një herë sot, për të gjithë familjen tonë politike, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët, me një rrugë ku bën dy punë edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, por duhet ta mbajë vetë. E kam thënë shumë troc, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos e lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë besuar.

Reformën në Drejtësi e quajit përpjekjen më të madhe për Shqipërinë evropaine të fëmijëve të cilët nuk do të jetojnë më në një vend me dy drejtësi, një të fortë për të  dobëtit dhe një të dobët për të fortit.

Rama: Prandaj, kokën lart dhe vetëm përpara.

Ahmetaj është i dyshuar për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave./Albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 18:47