Agjencia Hapësinore e Japonisë njoftoi sot se gjatë testimit ka shpërthyer raketa e saj “Epsilon S”.
Agjencia japoneze e eksplorimit të hapësirës ajrore tha në një deklaratë se motori i raketës “Epsilon S” shpërtheu në Qendrën e Testimit Noshiro në provincën malore veriore Akita.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka të plagosur gjatë incidentit. Motori i raketës ishte në testimin e fazës së dytë, por shpërtheu vetëm rreth një minutë pas fillimit të testimit.
Japonia lëshoi për herë të parë raketën e serisë “Epsilon” në vitin 2013 dhe që atëherë ka kryer pesë lëshime të suksesshme të modeleve të saj të ndryshme.
Megjithatë, vitin e kaluar, një raketë Epsilon-6 u detyrua të vetëshkatërrohej pasi “devijoi nga trajektorja e synuar”.